web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin infektohet me Covid-19

12 Maj 2020, 14:47, Kosova & Bota CNA

Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Sipas agjencisë mediatike RIA Novosti, ai është shtruar në spital duke u trajtuar tashme.

?Po, jam sëmurë. Jam duke u trajtuar?, është cituar të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit më 12 maj.

Por Presidenti rus duket se nuk ka pasur kontakte me zëdhënësin e tij pasi punën e tij duket se po e bën nga shtëpia, prej më shumë se 1 muaji, ndaj duket se është e pamundur dhe infektimi i tij.

Peskov është i fundit zyrtar i lartë që infektohet me këtë virus në Rusi, i cili ka prekur edhe kryeministrin rus, Mikhail Mishustin, ministren e Kulturës, Olga Lyubimova dhe ministrin e Infrastrukturës, Vladimir Yakushev.

Deri më tani në Rusi numërohen mbi 232 mijë raste të konfirmuara me COVID-19./CNA.al





Lajmet e fundit nga