web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fshehje të shifrave?/ Drejtori i Gjendjes Civile: Volumi i punës ka qenë i madh, por...

12 Maj 2020, 19:38, Sociale CNA

Drejtori i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj ka folur mbrëmjen e sotme për punën në institucionin që ai drejton dhe për shifrat e të vdekurve.

Doracaj tha se duke qenë se zyrat janë të mbyllura, fluksi i punës ka qenë i madh, por theksoi shërbimet po kryhen online.

“Që nga data 10 mars, dita kur u shpall emergjenca e koronavirusit, zyrat e Gjendjes Civile janë mbyllur. Volumi i punës ka qenë i madh. Shërbimet prej 10 prillit kur u kthyem në front- office janë të limituara. Ofrojmë ç?regjistrimin e vdekjeve dhe regjistrimin e lindjeve. Por në një moment të dytë do të ofrojmë të gjitha shërbimet. Kuptohet mungesa e komunikimit të subjekteve private me institucionet është bërë më pas nga online me një ngarkesë më të madhe”, u shpreh ai në emisionin Real Story.

Teksa u pyet për manipulimin e shifrave të viktimave, Doracaj nuk preferoi të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë, por deklaroi se ka komunikim të përditshëm me të gjithë strukturat shtetërore.

“Shërbimi kombëtar i Gjendjes Civile funksionon në bazë të ligjit dhe kemi një komunikm të përditshëm me të gjithë strukturat. Ne kemi zyra në të gjitha Bashkitë dhe njësitë administratike, funksionojmë dhe si zyra aktive afër Prefektit apo Nën/ Prefektit. Prej 2010 shërbimi është online dhe listat nuk bëhen me laps dhe bllok por online gjenerohen. Po bëj vitin e 6-të dhe nuk kam ankesa nga vëzhgues të jashtëm apo vendas”, theksoi drejtori i Gjendjes Civile./ CNA.al





Lajmet e fundit nga