web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Jo premtime të pambajtura"/ Xhafaj: Koha për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë

10 Maj 2020, 13:53, Politikë CNA

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka dhënë një mesazh të fortë në ditën e Drejtësisë lidhur me reformat e ndërmarra nga qeveria.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhafaj kërkon sa më shumë përgjegjshmëri për reformat në Drejtësi dhe për premtimet e dhëna.

“Jemi në procesin e reformimit të saj. Ka shumë punë, sfida për t’u përballur për ta realizuar atë siç e ideuam dhe miratuam. Fokus e axhendë konkrete pune, jo fjalime, statuse dhe premtime të pambajtura. Kryesorja, ta mbrojmë procesin nga ndikimet dhe deformimet. Kërkohet më shumë përgjegjshmëri e transparencë, kurajo e guxim nga vetë institucionet e reja të drejtësisë. Shembulli i 3 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, çfarë ata janë duke bërë në pak javë, është ajo çfarë qytetarët presin nga drejtësia e re”, shkruan ai.

Më tej, ish-ministri thekson se ka ardhur koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të dhënë shpresë e besim për shtetin e së drejtës.

“Besoj fort te reforma në drejtësi, te e ardhmja e saj. E sigurt që kurrësesi nuk do të jetë si deri më sot, por shumë më e mirë, më e drejtë, funksionale, efiçente dhe kryesorja me njerëz me integritet dhe të aftë profesionalisht. Koha për drejtësinë e munguar! Drejtësi e re me kurajo e më me forcë ballë korrupsionit dhe krimit, abuzivizmit dhe arrogancës së pushtetit ndaj qytetarëve. Koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të dhënë shpresë e besim për shtetin e së drejtës. Ata që e duan siç e kishin dje ta harrojnë! Ajo vdiq. Ata që edhe nesër e duan si dje, s’paskan kuptuar ende asgjë nga reforma. E mendojnë e veprojnë gabim. Është ndërtuar e tillë që të jetë ndryshe & për ta. Drejtësi të barabartë për të gjithë, drejtësi në shërbim të qytetarëve”, nënvizon Xhafaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga