Bashkiakët nën shembullin e Qeverisë/ Miliarda për tendera në kohë pandemie
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, akuzon kr...
Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia, ka publikuar sot provat zyrtare që sipas tij vërtetojnë se në Ministrinë e Shëndetësisë u dogjën dokumente pas denoncimit të tenderave sekretë.
Spahia akuzon ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun se gënjeu publikisht dje, duke fshehur faktin se në Ministrinë e Shëndetësisë janë djegur dokumente.
Demokrati thotë se arsyet dhe përgjegjësit duhet t?i zbulojë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, të cilën e akuzon se po vazhdon të flejë mbi hirin e korrupsionit.
Sipas tij, emaili zyrtar vërteton se zjarri ka rënë në katin e Zyrës së Prokurimeve, ku ndodhen kontratat sekrete të tenderave korruptivë dhe se janë djegur dokumenta, që më pas, janë shuar me ujë.
“Një muaj më parë, ne denoncuam zhvillimin e procedurave korruptive të tenderimeve me kontrata sekrete. Për disa ditë me radhë, u provuam shqiptarëve me fakte dhe të dhëna të pakundërshtueshme, se Qeveria po vidhte me tendera sekret në këtë periudhë epidemie, kur gjendja ekonomike e shqiptarëve përkeqësohej çdo ditë. Qeveria heshti për këto vjedhje. SPAK-u po ashtu. Edhe më herët, ne kemi denoncuar se qeveria po e përdor heshtjen si strategji për të fituar kohë për fshehjen e gjurmëve të krimit dhe zhdukjen e provave.
Ky krim është kryer përmes djegies. Aq shumë dokumente janë djegur në Ministrinë e Shëndetësisë brenda një dite, sa është aktivizuar sinjali antizjarr. E vërteta është kjo. Në datën 15 Prill, në orën 18:00, në Ministrinë e Shëndetësisë janë djegur dokumente. Pas rënies së alarmit për zjarr, rojet e godinës kanë konstatuar djegien e dokumenteve në katin e katërt të godinës. Siç e shikoni, kjo nuk është fantazi e jona. Është një email zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, që provon rënien e zjarrit dhe djegien e dokumentave në katin e Zyrës së Prokurimeve, pikërisht atë që mohoi dje paturpësisht Ministrja e Vjedhjeve COVID, Ogerta Manastirliu.
Hajdutëria me tenderat sekret është aq e madhe, saqë nga një krim korrupsioni, qeveria e Edi Ramës po kryen edhe një tjetër vepër penale, siç është asgjësimi dhe fallsifikimi i dokumenteve shtetërorë për të zhdukur provat e megavjedhjes me mjetet mbrojtëse për mjekët, me maskat antiCOVID, me kitet e testimit, me pajisjet shëndetësore të respiratorëve.
Në email thuhet shprehimisht: ?Pas kontrolleve rezultoi se u gjetën letra të djegura dhe të shuara me ujë në katin e katërt të ndërtesës, tymi i të cilave aktivizoi sinjalin e alarmit?. Fakti që Ogerta Manastirliu u investua personalisht dje për të mohuar zjarrin dhe djegien e dokumentave, duke sulmuar kreun e opozitës me akuzat shabllon të dala boje, provon se ajo është e përfshirë direkt në vjedhje”, u shpreh ai në një deklaratë për shtyp.
Ish-deputeti vijon fjalën më tej duke thënë se: “është vjedhja e shqiptarëve të varfëruar, së bashku me klientet e veta FARMANET, EUROMED, O.E.S. DISTRIMED, që e detyroi Ogerta Manastirliun të mashtrojë qytetarët. Është blerja me dy deri në katër fish e mjeteve mbrojtëse për mjekët, e kiteve të testimit apo respiratorëve, që ka detyruar Ministren të urdhërojë djegien e dokumenteve dhe fshehjen e ngjarjes. Është babëzia për të vjedhur paratë e shqiptarëve që i detyron të zhyten edhe më shumë në krim, duke i vënë zjarrin dokumenteve apo duke zhdukur provat.
Çdo qytetar që ka humbur vendin e punës, çdo qytetar që e merr të përgjysmuar rrogën, çdo tregtar që kjo qeveri e ka zhytur më borxh, çdo shqiptar që po vuan padrejtësinë e kësaj qeverie sot ka të drejtë të ndjehet i tradhëtuar prej saj. Vjedhja e qytetarëve në kohë pandemie është tradhëti kombëtare. Qytetarët e varfëruar edhe më shumë këtë kohë nga abuzimi, keqpërdorimi i parave të tyre dhe nga mungesa e mbështetjes nga shteti, kërkojnë drejtësi. Hajdutët në kohë pandemie duhet të shkojnë në burg!”
Partia Demokratike kërkon nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK, të përfshijë në hetimin e kësaj çështje edhe djegien e dokumenteve më 15 Prill, siç e tregon ky email zyrtar, si dhe fshehjen e të vërtetës nga Ministrja e Shëndetësisë, duke mohuar publikisht rënien e zjarrit./ CNA.al
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, akuzon kr...
Prej disa muajsh, mazhoranca ka ndërmarrë një veprim për shk...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Sp...
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar pak minuta më parë për dhu...
Ish deputeti i PD-së, Luçiano Boçi në një interivstë për Ora...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata ka reagua...
Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj tha se qeveria e ka sh...
Ambasadori i Bashkimi Europian, Luigi Soreca ka zhvilluar nj...
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama i bëri një tjetër ftesë ...
Ish-eurodeputetja gjermane, Doris Pack ka reaguar lidhur me ...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar nv një sta...
Ish-ministrja kosovare, Edita Tahiri ka komentuar draftin pë...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka refuzuae ftesën ...
Ish deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka reaguar për deklarat...
Nënkryetari i LSI-së, Endrit Brahimllari ka reaguar në lidhj...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka cilësuar trillime të krye...
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka preferuar të japë kriti...
Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi para pak minutash se po...
Ish ministri i Jashtëm, njëkohësisht deputet i PS, Ditmir Bu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se për pandeminë e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...