Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Përditë e më shumë po bëhet e qartë se Erion Veliaj shërben si rrufepritëse e punëve të pista të Edi Ramës. Sa herë kryeministri gjuhet më baltë, kryebashkiaku nxjer kokën përpara për ta marrë ai njollën në fytyrë.
Kështu ka ndodhur edhe këtë radhë kur Rama ka zgjedhur një tjetër manovër për vazhduar planin e vjetër të shembjes së Teatrit Kombëtar duke e kaluar atë në pronësi të bashkisë së Tiranës. ?Lali? jo vetëm që ka marrë mbi shpatulla detyrën, por po sakrifikohet edhe duke bërë mbrojtjen publike të këtij akti. Ai po replikon me presidentin, me aktorët që i quan të opozitës dhe po mbron me mish e me shpirt rrënimin e kësaj pasurie të historisë sonë.
Në fakt, gjithkush e di se Veliaj nuk ka asnjë lidhje me këtë veprim. Ai fillimisht ka qenë kundër kësaj nisme dhe në rrethe të ngushta thoshte se kjo është një cmenduri. Rama e ka nisur këtë plan që në 1998, kur ende Veliaj as nuk kishte dështuar me ?Mjaft?, as nuk ishte fëlliqur me 12 mijë votat e G99. Pra të gjithë janë të ndërgjegjshëm se ai po shërben si maskë e shefit.
Dhe kjo nuk është një gjë e re.
Ai të njëjtën gjë ka bërë duke vendosur në mënyrë absurde tek parku i liqenit memorialin e ?viktimave të grushtit të shtetit?, që Ramës i ishte kërkuar nga Erdogani. Të gjithë e dinë që kryebashkiaku nuk ka asnjë lidhje me autokratin turk e megjithëatë ai e mori përsipër këtë njollë publikisht duke ngritur në park monumentin dhe duke emëruar rrugën 15 korriku.
Të njëjtin rol mori përsipër ai edhe në komunikimin për unazën e Re, pasi Ramës i shpërtheu skandali i tenderit me dokumenta të fallcifikuara. Veliaj bëri cmos për ta tërhequr urrejtjen rreth vetes duke përdorur fyerje raciste ndaj atyre që kishin zbritur si zaptues në Tironë.
Por, skena më e neveritshme e bythlëpirjes është ajo kur Rama e degjeneroi në sy të kamerave pasi e urdhëroi të lyente shkallën e një pallati që në ora 4 të mëngjesit. Si një njeri me stomak të fortë Erioni e kapërdiu ofendimin, madje më pas doli dhe dha edhe intervistë tek Luana Vjollca se Kryeministri se kishte pasur me të por me administratrorin e asaj godine.
Raste të tilla ka pa fund dhe enumeracioni i tyre nuk shton asnjë gjë në portretin tashmë të skalitur të kryebashkiakut.
Por pyetja që shtrohet është pse e bën ai këtë?
Përgjigjja e atypëratyeshme është se ai synon vendin e Edi Ramës. Dhe mënyra më e mirë për ta arritur atë në partinë socialiste është servilosja ndaj shefit. Në këtë kuptim Veliaj po ndjek rrugën e atij, të cilit në fund do ti ngulë thikën.
Ai jo vetëm ka kopjuar trajektoren e Ramës duke filluar me bashkinë e Tiranës dhe pushtetin financiar multimilionësh që buron prej saj, por po adopton edhe sjelljen e tij. Rama e bëri përpara jo vetëm duke iu servilosur Nanos dhe Metës, por imagjinoni, edhe Pandi Majkos ato kohë që qe kryeministër. Të gjithë e mbajnë mend si qe pro Majkos dhe pastaj e lëshoi sa humbi kongresin kundër Nanos.
Të gjithë e kujtojnë si u reshtua pro kryeministrit Meta duke u tallur me të papunin Robert Camcakizi, të cilit pastaj iu ngjit si camcakiz me lule në duar në Korfuz për ti kërkuar falje. Të gjithë e kujtojnë si garoi me Nanon në sfidën për kreun e PS duke iu lutur socialistëve që e linin jashtë dyerve: ?Unë nuk jam një axhami?.Dhe pas shtatë vitesh mundime Rama kapi kreun e PS-së. Këtë rrugë po ndjek edhe Veliaj, i bindur se për të bërë karrierrë në këtë parti, nuk ka rëndësi të jesh i besueshëm për publikun. Më e frytshme është të shërbesh si leckë për shefin. Prandaj dhe ?Lali? po bën rrufepritsen e baltës që hidhet mbi Ramën. Ai synon vendin e tij./Lapsi.al
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përvecse mashtrues ës...
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon qeverinë se e priti pan...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar grafikun e testev...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mallte...
Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka dhënë një mesazh ...
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka uruar Ditën Ndërk...
Avokati Altin Goxhaj ishte një ndër personat e shoqëruar dit...
“Referendum lokal për Teatrin Kombëtar” Kështu deklaron akad...
Këshilltari për Ekonominë në Partinë Demokratike, Dorian Tel...
Vetëm pak më parë, Partia Demokratike e përfaqësuar nga ish-...
“Çdo pune që rrëzon të dréjtat` é ropit tue prure ndalim në ...
Lulzim Basha përpiqet shpesh që të jetë mohues, të jetë injo...
Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia, ka publikuar sot provat z...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, akuzon kr...
Prej disa muajsh, mazhoranca ka ndërmarrë një veprim për shk...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Sp...
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar pak minuta më parë për dhu...
Ish deputeti i PD-së, Luçiano Boçi në një interivstë për Ora...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata ka reagua...
Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj tha se qeveria e ka sh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...