web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Legalizimi i kanabisit/ BE distancohet nga deklaratat e Ramës: Nuk jemi të përfshirë!

9 Maj 2020, 14:48, Politikë CNA

Zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama, cili tha se prej 1 viti po punohet në hartimin e projekt raporteve për legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore.

Delegacioni i BE distancohet nga këto deklarata ndërsa sqaron se në Shqipëri as ata, dhe as Komisioni Europian nuk janë pjesë as e konsultimeve, as e përgatitjes dhe as e hartimit të këtij drafti.

“Pas disa kërkesave për media, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk janë përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e projekt-raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.“/CNA.al





Lajmet e fundit nga