web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I dehur në timon me kokainë me vete/ Arrestohet në flagrancë 30 vjeçari në Fier

7 Maj 2020, 14:39, Kronika CNA

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi është kapur me kokainë

Në pranga ka rënë i riu K. Ll., banues në Vlorë, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur, kur është ndaluar nga uniformat blu.

“Kapet dhe arrestohet në flagrancë 30-vjeçari me kokainë në automjet të cilin e drejtonte në gjendje të dehur.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, krahas punës për kontrollin e zbatimit të masave kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, kanë vijuar punën për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në vijim të kontrolleve të shtuara nëpër rrugët e qytetit me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit apo shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët për hetimin e narkotikëve kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

K.Ll., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Në lagjen ?16 Prilli? Fier, ky shtetas është kapur duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, dhe gjatë kontrollit në mjet, poshtë sediljes ju gjet dhe ju sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë e ndarë në doza të vogla.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur?., thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al 

 





Lajmet e fundit nga