web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Përballen me krime dhe shantazhe”/ Çipa: Gazetarët e kanë të vështirë që të marrin një informacion për investimet publike

3 Maj 2020, 19:45, Sociale CNA

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, shprehet se ka një mungesë transparenca nga institucionet në lidhje me informacioni e kërkuar nga mediat.

Sipas tij, ka dhe shumë gazetarë që përballen me krime dhe shantazhe, që vijnë nga anonimati.

?Ne konstatojmë se për shkak të mungesës së transparencës nuk vihet në dispozicion informacioni i kërkuar. Reporterët dhe gazetarët investigativë e kanë të vështirë që të marrin një informacion autentik në lidhje me investimet publike apo me koncesionet. Mbetet i paktë numri i redaksive që këmbëngulin te informacioni i kërkuar.

Për çështjen e krimit, shumë gazetarë përballen me krime dhe shantazhe, që vijnë nga anonimati. Organizata jonë dhe ato ndërkombëtare kemi ofruar solidaritetin tonë në lidhje me këto çështje?, shtoi ai ndër të tjera në Ora news. /CNA.al 





Lajmet e fundit nga