web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këmbëngul Igli Tare: Qeveria të mos e mbyllë kampionatin

3 Maj 2020, 20:13, Sport CNA

Drejtori i Lacios Igli Tare përsëriti qëndrimin e klubit bardhekaltër për të vazhduar kampionatin deri në fund.Në një intervistë për ?Sky Sport?, Tare këmbënguli se qeveria italiane nuk duhet të bllokojë vazhdimin e këtij edicioni. Sipas tij, duhet që ky edicion të mbyllet rregullisht në mënyrë që të administrohet normalisht sezoni i ardhshëm.

?Shqetësimi për mbylljen e parakoshme të sezonit ? Nuk jemi të shqetësuar. Kemi fituar me meritë, jemi vetëm një pikë pas Juventusit, por janë dhe 36 pikë në lojë dhe matematikisht ende nuk kemi siguruar qoftë dhe kualifikimin në Ligën e Europës. Kam dëgjuar se Ministria e Sportit do të vendosë në orët e ardhshme të mbyllë sezonin, por kjo nuk është kompetenca e tyre. FIFA duhet të vendosë. Jemi të gatshëm të fillojmë në vjeshtë sipas modelit të Kupës së Botës në Katar. Është e rëndësishme të mbyllet ky sezon në mënyrë që të administrojmë edicionin tjetër.

Futbollistët e Lacios ? Ishim të parët që u tërhoqëm dhe jemi të parët që kemi plotësuar rregullat. I kuptoj skuadrat e tjera që kanë futbollistë jashtë Italisë, nuk më takon mua të gjykojë. Dukemi agresivë, por nëse kjo industri e futbollit ndalon, do të krijohet një dëm i madh në futbollin italian. Kampionati ka nevojë për një fillim të ri?, deklaroi Tare.





Lajmet e fundit nga