web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthen lojtari i Kukësit: Qeveria lë hapur fasoneritë dhe mbyll futbollin

1 Maj 2020, 16:28, Sport CNA

Emilinao Musta ende beson se Kukësi mund të fitojë titullin kampion, ndonëse e pranon se diferenca me Tiranën nuk është e vogël.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, futbollisti është shprehur se klubi i ka kërkuar të kthehen në Tiranë, duke treguar se ka edhe shumë rroga pa marrë te Flamurtari.

?Kam pasur një thirrje nga klubi për të qenë në Tiranë pasi ishin gjasat të fillonim stërvitje. Ne jemi në ajër e nuk e dimë se çfarë do të bëjmë e kur mund të kthehemi në fushë.

Titulli? 9 pikë nuk janë pak, por futbollit nuk e dihet asnjëherë. Ne kemi për detyrë të besojmë deri në fund dhe kemi ndeshje direkte me Tiranën. Ne do të besojmë deri në fund, duke parë që edhe ata kanë ndeshje të vështira në transfertë.

Kur shikon që janë hapur fasoneritë pse mos të hapet stërvitja duke parë që është një fushë e madhe e të stërvitemi në fushë. Kjo është një paradoks i Qeverisë shqiptare, por këto i dinë organet kompentete. Pasioni i kalon këto frikëra dhe kur futesh në fushë nuk mendon për këtë gjëra dhe lojtarët do të përqafohen

Nëse vazhdohet nuk mendoj se çështja e titullit është e mbyllur. Tirana është më e favorizuar, por me fitimin e Kukësit dhe ndeshjet e Europës nuk mendoj se do të ishte një sezon i dështuar.

Çdo lojtar dëshiron të luaj jashtë dhe unë gjithashtu pasi sezonet e fundit kam bërë paraqitje të mira. Dua të luaj diku ku është më mirë se Shqipëria si në aspektin financiar apo edhe infrastrukturor.

Te Flamurtari janë ende shumë rroga pa marrë, por tashmë kjo nuk është në dorën tonë, tashmë gjithçka është në dorën e Gjykatës.?, u shpreh Musta për ?Supersport?.





Lajmet e fundit nga