web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy ekzekutime mafioze, katër viktima/ Zbardhen ngjarjet e rënda kriminale, kush janë autorët

1 Maj 2020, 09:18, Kronika CNA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetitt, Ardi Veliu ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka bërë të ditur se është bërë e mundur zbardhja e dy ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura së fundi në Durrës, ku si pasojë u ekzekutuan 4 persona.

Veliu tha se në lidhje me vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, janë vënë në pranga dy autorët e dyshuar.

?Siç jeni në djeni, më datë 27.04.2020, në segmentin rrugor Shën Vlash-Nishtulla, ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy vëllezër.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Si rezultat i punës profesionale të bërë nga grupi i posaçëm hetimor, u bë i mundur grubmbullimi i provave që çuan në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Për këtë, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, RENEA, FNSH Tiranë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës, mbi bazën e provave të grumbulluara nga puna hetimore, u finalizua operacioni policor i koduar “Shën Vlash ?, në kuadër të të cilit u bë zbulimi, identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve: A. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”; dhe K. A., 22 vjeç, banues në Durrës;?-tha Veliu.

Po ashtu, Veliu tha se në vijim të veprimeve, në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, nga Forcat Speciale ?Renea? u bë e mundur gjetja e armëve të zjarrit të përdorura për të kryer krimin, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga këta shtetas.

Gjithashtu, kreu i Policisë së Shtetit theksoi se është zbardhur edhe ngjarja e rëndë e datës, datë 02.03.2020, në lagjen nr. 14, në rrugën ?Vath Truja”, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit D. Sh., 35 vjeç dhe A. A., 24 vjeç, ngjarje për të cilën dyshohet se autorë janë dy shtetasit e arrestuar.

?Po nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këto ngjarje, por për aryse hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera.

Zbardhja e këtyre ngjarjeve erdhi si rezultat i një bashkëpunimi, koordinimi dhe profesionalizmi mes disa strukturave, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.?-tha Ardi Veliu.





Lajmet e fundit nga