“Ringritja e ekonomisë, fillimi i fundit të keqqeverisjeve”/ Meta: Duhet të shtojmë përpjekjet
Presidenti Ilir Meta ka publikuar një analizë të ish ministr...
Samiti i Zagrebit, do të zhvillohet në formën e video-konferencës më 6 Maj. Pos vazhdimit të procesit të zgjerimit pritet që në këtë video-konferencë me shtetet e Ballkanit Perendimor të diskutohet edhe përballja me pandeminë dhe nevojën që edhe këto vende të kyçen në përpjekjet e përbashkëta për përballimin e pasojave. Gjatë ditës së djeshme, Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj së bashku me ministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor, zhvilluan një video-konferencë me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi. Për të treguar më shumë detaje rreth bisedës së djeshme, në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania ishte zëvendësministri i jashtëm, zoti Sokol Dedja.
“E vërtetë që takimi do të zhvillohet përmes videokonferencës, por tema kryesore e tij do të jetë solidariteti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në përballje me krizën e pandemisë globale dhe sidomos me reformimin ekonomik sepse jemi vende që po përgatitemi për anëtarësim, jemi vende ekonomitë e të cilave janë të lidhura dhe integruara ngushtë. Pra mesazhi kryesor i këtij samiti do të jetë që kjo krizë duhet kapërcyer bashkërisht. Është një krizë globale që kërkon solidaritet ndërkombëtar dhe në fakt ne po marrim mbështetje edhe nga partnerë të tjerë. Mbështetja e Bashkimit Europian vazhdon të jetë shumë më e fuqishme. Mbështetja shihet në aspektin e pajisjes me mjetet e nevojshme mjekësore, shpëtimit të jetëve si dhe për rimëkëmbjen ekonomike”, tha Dedja.
Sipas zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Bashkimi Europian po përgatit një paketë të dytë për rimëkëmbjen ekonomike.
“Bashkimi Europian po përgatit një plan ekonomik investimesh që është një paketë për rimëkëmbjen ekonomike, modernizimi i ekonomisë, zvogëlimi i hendekut ekonomik midis nesh dhe vendeve të BE-së. Flitet për një mbështetje të re, për një paketë që është duke u përgatitur, do të paraqitet në vjeshtë dhe që shkon te investimet në projekte të mëdha infrastrukturore, investime që bëjnë të mundur rimëkëmbjen ekonomike. Do të bëhet edhe bilanci i mbështetjes që është duke u dhënë nga Bashkimi Europian. Sa i përket Shqipërisë, në planin afatshkurtër kjo do të thotë mobilizim i menjëhershëm i 4 milion eurove për mbështetje me pajisje mjekësore dhe vijmë te mbështetja që jep Bashkimi Europian me 46.7 milionë euro për përballjen me pasojat socio-ekonomike”, u shpreh Dedja.
Presidenti Ilir Meta ka publikuar një analizë të ish ministr...
Pasojat e karantinës në Shqipëri e Kosovë kanë goditur më ke...
Ministri i komanduar për situatën e Cpvoid-19 në Shqipëri, A...
Ish kreu i Auditit në ISSH, Kujtim Hoxha është shprehur sot ...
Të gjithë tatimpaguesit dhe individët të cilët nuk kanë mund...
Për shkak të masave drastike kundër përhapjes së virusit të ...
Drejtoria e Përgjithshme e Prandalimit të Pastrimit të Parav...
Në prag të samitit virtual, përmes video konferencës, të lid...
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka reaguar ashpër për deklar...
Memorie.al publikon dëshminë e studiuesit dhe koleksionistit...
Një vlerësim i Bankës Botërore sugjeron se Shqipëria dhe Kos...
Credins Bank ka pranuar shtyrjen e kredive për një vlerë tot...
Banka Botërore publikoi sot një raport periodik mbi Ballkani...
Tregu i këmbimit valutore është qetësuar tre javët e fundit,...
Në muajin mars Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) shpalli p...
Nuk kishte shkuar akoma ora 8 e mëngjesit, por para Qendrës ...
Ish-ministri Ilir Beqaj propozoi që qeveria të ulë pagat dhe...
Nëser është afati i fundit për t’u ankuar për të gjithë bizn...
Frenimi i aktivitetit ekonomik për shkak të situatës së krij...
Në këtë kohë të paimagjinueshme që po kalojmë, kur paniku sh...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...