web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jurgen Goxha shfryn ndaj kryeministrit Rama: Po mbetemi pa martuar

29 Prill 2020, 15:46, Sport CNA

Pas disa sezonesh në Kategorinë e Parë, Tirana vendosi ta ngjisë në elitë, ku tani është bërë një personazh shumë aktiv i Superiores. Jurgen Goxha është superstari i Bylisit këtë sezon. Pas largimit nga Tirana në fillim të këtij sezoni, durrsaku iu bashkua klubit ballshiot, ku është titullar i padiskutueshëm dhe po lë shenja të thella në këtë skuadër.

Është qendërmbrojtës, por tani në moshën 27-vjeçare ka provuar të luajë qendërsulmues dhe ka shënuar 4 gola. Në një lidhje me Super Sport, Goxha tregon rreth të ardhmes së tij dhe çështjeve të tjera.

STËRVITJA- Jam stërvitur në kushte shtëpie dhe në orare të caktuara kam bërë edhe aerobi në det, pasi e kam afër këtu në Durrës. Rri dhe shikoj golat dhe ato ndërhyrjet, por më mungojnë më shokët e skuadrës se ne pa futboll nuk kemi jetë.

FORMA E DOBËT E BALLSHIOTËVE- Bylisi do të jetë më i fortë se më parë e do të jemi një grup mjaft i fortë. Do të tregojmë forcën tonë, pasi kemi lëshuar pak jo vetëm për fajin tonë, por edhe për disa të tjerëve.

KALIMI NË SUPERLIGË- Unë këtu kam qenë, në Shqipëri kam luajtur, por këtu duan më shumë lojtarë të huaj se ne. Te Bylisi ka disa lojtarë të rinj, që duan pak përkrahje për të luajtur më tej. Tregu jonë është më i fortë se i këtyre që vijnë në Superiore.

GOLAT SPEKTAKOLARË- Kam bërë edhe 2-3 me roveshatë dhe i kam shumë qef akrobacitë. Emrin e kam nga Jurgen Klinsman e jam tifoz gjerman. I kam thënë trajnerit se dua të luaj në sulm për të shënuar sa më shumë gola, por ato i di ai.

TEMPERAMENTI- Që i vogël e kam pasur këtë karakter dhe kur humbisja qaja për 2-3 orë. Pas dënimit të marrë, do të jem shumë ndryshe nga ai që kam qenë.

IKJA NGA TIRANA- Te Tirana u largova, pasi duke parë afrimet nuk do të kisha shumë hapësirë të luaja dhe zgjodha Bylisin, që kishte marrë disa lojtarë, të cilët unë i njihja. Mendoja se aty do të lija gjurmët e mia në Superiore.

PAGAT- Kryeministri shikon vetëm ministrat e tij. Ai duhet të na shikojë edhe ne futbollistëve, pasi unë tani jam i fejuar, me çfarë të martohem kur kam 3 muaj pa u paguar? Faleminderit Federatës që na ndihmoi, pasi mbyllim një plagë të vogël.

MERKATO- Unë në fund të sezonit mbaroj kontratën time me Bylisin dhe jam lojtar i lirë. Dua të bëj maksimumin këto 10 ndeshje e pastaj të shikojmë, pasi kam pasur oferta edhe nga jashtë vendit. /vipsport.al/





Lajmet e fundit nga