web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet me 20 mijë euro drogë në makinë/ Pranga të riut shqiptar në Itali

26 Prill 2020, 09:15, Kronika CNA

Një i ri shqiptar me banim në Itali ka rënë në prangat e policisë pasi u kap me lëndë narkotike.

Arrestimi i tij u bë pas kontrolleve të kryera ditët e fundit nga policia lokale.

Arsyetimet e paqarta të dhëna nga qytetari shqiptar në lidhje me arsyet e lëvizjes së tij dhe nervozizmin e dukshëm, bënë që policia të thellojë kontrollin.

E fshehur mes disa peshqirëve në pjesën e pasme të makinës, policia gjeti 3 mbështjellës që përmban tre?gurë? kokainë ende të pa prerë, me peshë mbi 50 gramë secila, për një peshë totale mbi 170 gramë, e mbështjellë mirë me shirit izolues të zi.

Sipas mediave vendase, nëse droga do të hidhej në treg do të kapte vlerën e  20,000 euro.

I riu shqiptar u dërguan në burgun e Villa Fastiggi, ndërsa pritet vendimi për të./CNA.al





Lajmet e fundit nga