LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherri në Fier/ Pezullohet nga detyra efektivi i policisë

25 Prill 2020, 19:48, Kronika CNA
Sherri në Fier/ Pezullohet nga detyra efektivi i policisë

Policia e Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra efektivin e policisë në Fier, i cili u përfshi në një sherr ne qendër të qytetit mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, ku polici, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta automjetin e shtetasit Xh. O. dhe është konfliktuar fizikisht me të.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezullon menjëherë nga detyra punonjësin e patrullës në Stacionin e Policisë Roskovec, shtetasin A. B., pasi:

Sot, rreth orës 20:00, ky punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit, në afërsi të sheshit qëndror të qytetit të Fierit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta automjetin e shtetasit Xh. O. dhe është konfliktuar fizikisht me të.

Pas ndërhyrjes së patrullës është bërë shoqërimi i menjëhershëm i shtetasit A. B. në Komisariatin e Policisë Fier dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit dhe SHÇBA-së, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga