LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje nga sherri në Fier/ Efektivi i bën pritë dhe dhunon shoferin, një vajzë tenton t'i ndalojë

25 Prill 2020, 19:24, Kronika CNA

Dalin detajet e para nga sherri i mbrëmjes së sotme në mes të qytetit të Fierit.

Mësohet se një punonjës policie jashtë orarit të shërbimit, së bashku me një person tjetër i kanë bërë pritë një makine dhe kanë shkuar me vrap drejt saj.

Ata kanë tentuar të nxjerrin me forcë personin brenda automjetit, ndërsa njëri prej tyre ka goditur me sqepar xhamin e përparmë të makinës.

Një vajzë që ndodhej së bashku me të dhunuarin ka dalë nga makina dhe ka tentuar që të largojë djemtë duke i tërhequr, por ata kanë goditur shoferin pa mëshirë.

Më pas drejt tyre kanë vrapuar disa dëshmitarë të ngjarjes dhe kanë larguar efektivin së bashku me personin tjetër. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka hapur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të sherrit./ CNA.al

  

Lajmet e fundit nga