web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe armë/ Prangosen katër shtetas, njëri prej tyre punonjës policie

24 Prill 2020, 08:34, Kronika CNA

Policia në Fier ka finalizuar operacionin e koduar “Divjaka”, në kuadër të të cilit janë vënë në pranga katër persona, mes të cilëve edhe një punonjës policie.

Sipas uniformave blu, në pranga kanë rënë shtetasit:
A. Sh., 43 vjeç, banues në Divjakë;
L. B., 53 vjeç, banues në Divjakë;
H. M., 46 vjeç, banues në Tiranë;
I. V., 38 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë punonjës policie).

Veprimet proceduriale për arrestimin e punonjësit të policisë u kryen nga specialistët e SHÇBA-së Fier.
Gjatë operacionit, në hyrje të qytetit të Divjakës, në lokalin e shtetasit L. B, u kapën në kushtet e flagrancës, me një sasi prej 34 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, nga kontrollet e banesave të tyre dhe më konkretisht në banesën e shtetasit A. Sh, në Divjakë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë gjahu pa leje, 2 pajisje për prodhimin e fishekëve, si dhe një sasi baruti për prodhimin e fishekëve të gjuetisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në ngarkim të shtetasit A. Sh., për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Prodhim dhe mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive?, në ngarkim të shtetasit L. B., për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Përshtatja e lokalit për përdorim droge? dhe në ngarkim të shtetasve H. M. dhe I. V., për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.





Lajmet e fundit nga