web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Vetëm në diktaturë bamirësia bëhej me urdhër partie”/ Murrizit nuk i del inati pas përgjysmimit të pagës

23 Prill 2020, 14:55, Politikë CNA

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi është shprehur kundër vendimit të Byrosë së Kuvendit për përgjysmimin e pagave të deputetëve për një periudhë tre mujore që në krye të herës.

I ftuar në studion e  ABC neës ai sqaroi edhe faktin pse është kundër vendimit që gjysma e pagës të shkojë për përballimin e situatës nga Covid-19.

Sipas tij vetëm në diktaturë bamirësia bëhej me urdhër të partisë dhe se ka deputetë që e kanë vend pune Parlamentin.

?Nuk e kam te paga, unë ka qenë në dhjetor të 90 për të rrëzuar një sistem. Vetëm në kohë diktature sadakaja mund të bëhej me urdhër të udhëheqësit. Nëse ke qejf të bësh një të mirë, edhe në ditë të shenjta nuk ka nevojë ta bësh për reklamë. Dora e majtë nuk duhet të shikojë të djathtën thonë librat e shenjtë.

Unë kam reaguar ashpër në konferencë të kryetarëve u thashë pse edhe rroga merrni ju. Ke deputetë që janë aty që vetëm qenin kanë pa punësuar. Ka deputetë të PS që realisht janë matur mirë në shenjë gjyqësie. Ne kemi një deputet Kostaq Papën, ka hedhur një ditë shtëpinë  e tij është gati si në Thumanë. Me të drejtë qytetarët na shikojnë të gjithë njëlloj. Qytetarët mendojnë se jemi të gjithë hajdutë, por ka edhe deputetë që e kanë vend pune Parlamentin. Unë votava kundër për këtë arsye, tha Murrizi./CNA.al





Lajmet e fundit nga