web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha denoncon aferën/ "Klodian Zoto merr milionat çdo muaj, i ndan me Ramën dhe Ahmetajn"

23 Prill 2020, 21:09, Politikë CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë për Klodian Zoton e inceneratorëve mbrëmjen e sotme.

Berisha tha se qeveria po paguan me miliona euro çdo muaj Klodian Zoton, ndërsa mori si shembull pastrimin e Porto Romanos.

Sipas tij, Zoto i ndan paratë me kryeministrin Edi Rama dhe me ministrin e shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetajn.

“Këta paguajnë klientelën e tyre Klodian Zoton. Klodian Zoto merr çdo muaj milionat për aferën me inceneratorët se i ndan me Ramën dhe Ahmetajn. Po marr rastin e fundit. Është pastrimi i Porto Romanos. U paraqitën 6 kompani, një Bllako Bllako e anulloi tenderin, pas një jave tenderin e anulluar me 6 kompani e firmosi me kompaninë që mori urdhër që është Klodian Zoto. Mori Klodian Zoto 15 milion euro. Por nuk është vetëm kaq. Për të transportuar një kamion me mbetje nga Porto Romano në sharrë duhet ti paguhen po Klodian Zotos edhe 25 euro për metër kub”, tha ish-lideri i PD-së në emisionin “Opinion”./ CNA.al





Lajmet e fundit nga