web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Të gatshëm për një mënyrë të re jetese”/ OBSH: Dalja nga izolimi të jetë graduale

21 Prill 2020, 13:05, Lifestyle CNA

Teksa humë vende po planifikojnë ose kanë nisur lehtësimin e masave të izolimit, të ndërmarra për frenimin e koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar nga to që këtë proces ta bëjnë në mënyrë graduale.

OBSH-ja paralajmëroi se hapja e parakohshme mund të çojë në rritje të numrit të rasteve me koroanavirus.

?Së paku derisa të gjendet vaksina ose një trajtim shumë i efektshëm, ky proces duhet të bëhet normalja jonë e re?, tha Takeshi Kasai, drejtor rajonal për Paqësorin Perëndimor, pranë OBSH-së.
Sipas tij, masat e izolimit kanë rezultuar të efektshme.

“Shoqëria dhe individët duhet të jenë të gatshëm për një mënyrë të re jetese”, tha Kasai.
Disa vende në Evropë kanë nisur këtë javë heqjen e disa masave të izolimit, duke hapur kryesisht dyqane të vogla./CNA.al





Lajmet e fundit nga