web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Doja të dëgjoja muzikë”/ Mjeku Xhaxho tregon eksperiencën e betejës me Covid-19

21 Prill 2020, 12:38, Lifestyle CNA

Mjeku i njohur reanimator, Roland Xhaxho, la sot nga Spitalin Infektiv, pasi mposhti plotësisht koronavirusin.

Xhaxho ka treguar për herë të parë për sëmundjen dhe atë që ndodhi brenda mureve të spitalit.

Në një lidhje telefonike për Neës24, mjeku Xhaxho thekson se pesë ditët e para të përballjes me COVID-19 ishin më të vështirat, ndërsa tek Infektivi nuk është futur në reanimacion, por mjekët i kanë krijuar një zonë si reanimacion, me respirator dhe të gjitha pajisjet.
Ai tregoi se e veçanta e tij në spital, ishte se në momentet më të vështira, ai donte të dëgjonte muzikë, edhe pse ishte me maskë dhe oksigjen në fytyrë.

?Duke qenë mjek reanimator dhe duke i njohur komplikimet, për mua ishte e papritur, por ndodhi. Ditët e para, tek unë u shfaq me temperaturë, më pas me humbjen e oreksit. Kjo më shqetësoi dhe u detyrova të bëja tampon e skaner, ku rezultoi që isha pozitiv. Ditët e para ishte shumë e vështirë, pasi karakteristike e kësaj sëmundje është temperature dhe problemet respiratore, pasi krijon probleme me frymëmarrjen. Kështu që u detyrova të shtrohem në spital. Pesë ditët e para kanë qenë më të vështira. Unë e kalova pa u intubuar, falë mjekimit?, tha mjeku Xhaxho./CNA.al





Lajmet e fundit nga