web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bozdo ngre "këmbanë alarmi"/ "Qeveria zero ndihmë për biznesin e madh, spiralja e ekonomisë po shkon poshtë"

18 Prill 2020, 14:13, Politikë CNA

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, i sheh me shqetësim masat e marra nga qeveria për kapërcimin e situatës së koronavirusit.

Bozdo kërkon që qeveria ta ndihmojë më shumë biznesin e madh, ndërsa ngre alarmin se ekonomia po bie.

“Mund të jenë 10 apo 15 mijë persona të punësuar në biznes të vogël nga 175 mijë që janë ndihmuar realisht nga qeveria. Për biznesin e madh nuk bëhet fjalë ndërsa për kompanitë reale sot janë zero euro apo dollarë të disbursuar nga llogaria e thesarit në llogaritë e tyre. Është e tmerrshme ajo që po ndodh në Shqipëri. Kjo duhet të jetë këmbanë alarmi, sepse kur të zgjohemi dhe të vijë koha që do të hapet tregu ndërkombëtar kompanitë do të jenë në gjëndje të mjerueshme dhe nuk do të kenë mundësinë të futen në treg. Eksporti nuk pret. Do të dalin kompanitë eksportuese nga Maqedonia e Serbia pasi aty kompanitë po mbështeten realisht nga qeveria. Pavarësisht me çfarë ngjyre përpiqet ta ngjyrosë qeveria këtë situatë ju them që spiralja ka nisur të shkojë poshtë dhe unë e shoh me shumë shqetësim këtë siuatë në ekonominë e vendit”, u shpreh ai në një lidhje me Rtv Ora.

Demokrati thotë se ne duhet të përgatitemi për një periudhë 18 mujore të rimëkëmbjes.

“Vende si Shqipëria ku pritet një rënie e konsiderueshme e PBB, papunësisë, unë besoj se ekonomisë shqiptare do i duhet 18 muaj, nëse ndërmerr reformat e nevojshme dhe plan të rimëkëmbjes ekonomike. Paralel rënia e ekonomisë shoqërohet me informalitetin dhe punën në të zezë. Prandaj qeveria shqiptare duhet të zgjidhë qesen mirë të financojë fort ekonominë për ta lënë në gjëndjen më të mirë të mundshme në mënyrë që gjithë aktiviteti ekonomik të nisë menjëherë e të mos kemi falimentime apo ristrukturim të sektorit bankar.

Më vjen keq ta them por nëse kjo ndihmë që për momentin është zero, nga qeveria shqiptare tek ekonomia reale do të vazhdojë të jetë e tillë apo minimaliste, në 3-4 javët që vijojnë ne do të hyjmë në territore thuajse të panjohura dhe në një skenar shumë negativ të ekonomisë shqiptare”, nënvizoi Bozdo./ CNA.al





Lajmet e fundit nga