web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama nuk mund t’i ikë përgjegjësisë”/ Bardhi: Siguroji shqiptarëve pagën e mbijetesës

17 Prill 2020, 16:20, Politikë CNA

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi thotë se Edi Rama nuk mund t?i ikë përgjegjësisë si Kryeministër për t?u siguruar shqiptarëve të paktën pagën e mbijetesës.

Bardhi i bën thirrje të ndalojë korrupsionin me tendera dhe të anullojë koncesionet korruptive pasi qytetarët kanë nevojë për mbështetje.

?Edi Rama nuk mund dhe nuk duhet t?i ikë përgjegjësisë si Kryeministër për t?u siguruar shqiptarëve të paktën pagën e mbijetesës. Për qytetarët nuk ka para, nuk ka ushqim, thotë Edi Rama,- sepse kanë rënë të ardhurat, ndërsa për oligarkët vazhdojnë pagesat dhe nën mbishkrimin sekret kryehet vjedhje e jashtëzakonshme e parave të qytetarëve me tenderat në këtë kohë krize. Paratë janë. Mjafton të ndalësh korrupsionin me tendera dhe të anullosh koncesionet korruptive. Qytetarët kanë nevojë për mbështetje, jo për propagandë e justifikime bajate?, shkruan Bardhi në një postim në rrjetet sociale./CNA.al





Lajmet e fundit nga