web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk përmbahet Spiropali/ Debaton me të ftuarit në emision, "po shpërdoroni fjalën"

16 Prill 2020, 20:43, Politikë CNA

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlametin, Elisa Spiropali, në një lidhje me emisionin ?Open? ku po diskutohen ndryshimet në Kodin Penal, është përlasur ashpër me të ftuarit e tjerë, teksa nuk i ka kursyer dhe këshillat të mos shpërdorojnë fjalët.

Pasi u kap fillimisht me deputeten e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, e cila tha se Kodi po ndryshohet sa herë do kryeministri, Spiropali iu përgjigj se nuk ishim në valle, por në luftë.

Por ministrja e Rames nuk e ka lënë me kaq. Teksa ka marrë fjalën avokati,Adriatik Llapaj, Spiropali e ka ndërprerë disa herë duke mos e lejuar të japë argumentet e tij.

?Pa më ler të mbaroj, po të drejtohem si zonjë, si qytetare se spome le të mbaroj?, ju drejtua Llapaj. Ndërsa Spiropali iu përgjigj se nuk po fliste por se po shpërdoronte fjalën.

 





Lajmet e fundit nga