web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kuvendi rrëzon ligjin për pronat dhe Anti-KÇK/ Miraton ndryshimet në Kodin Penal

16 Prill 2020, 12:29, Politikë CNA

Kuvendi ka rrëzuar ditën e sotme dekretin e presidentit Ilir Meta për pronat dhe për ligjin Anti-KÇK.

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla,dy dekretet e presidentit janë rrëzuar në Parlament.

Kujtojmë këtu se Meta vendosi të dekretonte rikthimin e tij me shqyrtim me pretendimin se janë 7 shkelje të aktit normativ, pasi pretendon se ky akt normativ shkel parimin e ndarjes dhe balacimit të pushteteve dhe të drejtat kushtetuese.

Nga ana tjetër janë miratuar ndryshimet në Kodin Penal, pavarësisht kundërshtive të forta që hasën.

Gjithashtu u miratuan të 12 Aktet Normative për koronavirusin. Ndonëse presidenti Ilir Meta kërkoi që propozimet për ndryshime në Kodin Penal të rishikohen, kjo nuk është marrë parasysh./ CNA.al





Lajmet e fundit nga