LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nëse ju ka marrë malli për miqtë tuaj…/Ministria e Shëndetësisë këshillon qytetarët

15 Prill 2020, 07:48, Lifestyle CNA
Nëse ju ka marrë malli për miqtë tuaj…/Ministria e

Shqipëria vijon të jetë e izoluar për shkak të koronavirusit, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Nëpërmjet një fotoje të publikuar nga ministria thuhet: Nëse iu ka marrë malli për miqtë tuaj, thjesht komunikoni, ata janë akoma aty.

?Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.

Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Mos shkoni menjëherë në spital!?/CNA.al
 

Lajmet e fundit nga