web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Biznesi i mesëm dhe i madh/ Shalsi: Do ketë tjetër garanci nëse bankat marrin përsipër riskun

15 Prill 2020, 20:38, Politikë CNA

Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, ka folur për situatën ekonomike të krijuar nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë.

Shalsi tha se biznesit të mesëm dhe të madh qeveria do i vijnë në ndihmë me një tjetër paketë nëse bankat do të marrin përsipër riskun.

?Ne ofruam garancinë shtetërore sovrane 100 milionë për t?iu përgjigjur nevojës së sipërmarrësve për të paguar punonjësit. Në garancinë e dytë sovrane që do të jetë 150 milionë ? 200 milionë dollarë, nëse bankat marrin përsipër ndarjen e riskut, kjo mund të shohet duke pasur parasysh gatishmërinë e bankave për risk sharing?, u shpreh ai në nje lidhje me TvT.

Ministri deklaroi se likuiditeti është shqetësimi më i madh për bizneset, ndërsa theksoi se qeveria është adresuar në problemet më të mëdha.

?Duhet të kuptojmë se është periudhë aspak e lehtë për të gjitha kategoritë e biznesit. Duke mos pasur mundësi të plotësojmë kërkesat, jemi munduar për ta lehtësuar sa më shumë sipërmarrjen. Kërkesat kanë qenë të ndryshme, të logjikshme e të palogjikshme. Ajo që i bashkon është problematika e likuiditetit. Jam i impresionuar nga meraku i sipërmarrësve për të mos dashur të largojnë punonjësit?, tha Shalsi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga