web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prishtina futet në karantinë/ Ndalohen të gjitha hyrje-daljet në kryeqytetin e Kosovës

11 Prill 2020, 20:14, Kosova & Bota CNA

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka marrë vendim për shpalljen e Prishtinës si zonë karantine, duke ndaluar hyrjet dhe daljet në këtë komunë.

Ai e ka marrë këtë vendim në konsultim me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe pas konfirmimit të marrë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për 27 raste të reja të prekura me sëmundjen Covid-19 që shkakton koronavirusi.

Me këtë vendim, ndalohen hyrje dhe daljet në komunën e Prishtinës, ndërsa qytetarët janë të detyruar të respektojnë masat sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Prishtinë, 11 prill 2020

Nga 94 mostra të testuara sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, për SARS-Cov-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive në Prishtinë

Pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të 27 rasteve të reja pozitive sot në Kosovë me SARS-Cov-2, prej të cilave 20 në Prishtinë, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori vendimin për shpalljen e Prishtinës si zonë karantinë.

Me këtë vendim, ndalohen hyrje dhe daljet në komunën e Prishtinës.

Obligohen të gjithë qytetarët që të respektojnë masat sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Këtë vendim, MSh e ndërmerr me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë Covid -19 në Republikën e Kosovës.

Një vendim të ngjashëm, sot Ministri Vitia për shpalljen zonë karantinë e ka marrë edhe për Komunën e Ferizajt, pasi që banorët e kësaj komune dyshohet se kanë pasur kontakt të drejtpërdrejt me personin e infektuar me Koronavirusin Covid-19.

Për rastet e tjera përveç Prishtinës IKSHPK do të njoftoj sonte pas testimit të gjitha mostrave të sotme.

Nesër, me datë 12 prill 2020, do të mbahet një konferencë të jashtëzakonshme për media ku do të prezantohen masat e reja rigoroze që do të ndërmerren për përhapjen e mëtejme të Covid-19 në Kosovë.

Për kohën e mbajtjes së konferencës, media do të njoftohen me kohë.”





Lajmet e fundit nga