web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ishte shpirti dhe shoku im. Nuk e menduam kurrë këtë mortje”/ Përlotet djali ish-boksierit Skënder Kurti 

8 Prill 2020, 10:53, Sociale CNA

Mes personave që koronavirusi u ka marrë jetën në vendin tonë është edhe sih-boksieri, Skender Kurti.

Ndërkohë, sot djali i ish-boksierit, Renato Kurti, duke folur në një lidhje me ?Skype? në emisionin ?Me Zemër të Hapur?, tha se ishte shumë i lidhur me të atin, pasi ai ishte shpirti dhe shoku i tij më i ngushtë i jetës së tij.

?Ishte shpirti im, shoku im i ngushtë i jetës. Ishte njeri me vlera të larta. Nuk e besoj se e kam humbur. I falënderoj të gjithë për mbështetjen?, tha Renato.

Po ashtu ai the se shenjat e para ishin gjendje gripale, kolle, temperaturë e lartë.

?Ishte një grip, kishim edhe fëmijët të gjithë me grip. Më 8 mars ishim bashkë për të festuar festën e nënës, kishte temperaturë të lehtë, por menduam se ishte grip. Nuk e mendoni njeri këtë të keqe, këtë lloj mortje. Vazhdoi me temperaturë, por s?e mendonim të keqen kurrë. Më 16 pati përkeqësim, e shtruam në spital, ku rezultoi pozitiv.?-tha i përlotur Renato Kurti.

Po ashtu ai tha se ?Kur shkoi në urgjencë ishte me oksigjen. Ishim me besim të gjithë, se gjërat do të shkonin mirë. Flisnim në telefon me të. Te spitali i kanë ndenjur mbi kokë, ato gra të shkreta, se shumica janë gra, që janë në vijën e parë të rrezikut.
Ishte tmerr. Rikthimi në jetë m?u duk si mrekulli e Zotit dhe thamë që s?do na e marrë më. Pak a shumë ishim përgatitur, por shpresa nuk vdiste.

Por, Zoti na e jep jetën, edhe na e merr. Janë punët e Zotit.?.





Lajmet e fundit nga