web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bilanc lufte në Britani/ Afro 1000 viktima në 24 orë, mbi 55 mijë të infektuar

8 Prill 2020, 14:30, Kosova & Bota CNA

936 viktima në 24 orë janë shënuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar sipasojë e pandemisë së Covid-19, duke e çuar në 7095 numrin total të jetëve të humbura.

Në Angli kanw humbur jetën 828 persona. Në Skoci raportohen 77 viktima dhe 336 të infektuar në ditën e fundit.

Shëndeti Publik në Uells raporton 284 raste të reja me covid dhe 33 viktima, ndërkohë që pesë të tjerë janë shënuar në Irlandën Veriore.

Numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë rezultuar pozitiv me virus në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar aktualisht ka arritur në më shumë se 55,000.

Specialistët e shëndetit kanë parashikuar se kulmi i shpërthimit në Britani do të jete për Pashkë, duke paralajmëruar kështu se vendi ka para ditë të trazuara./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga