web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk bëhemi pjesë e lojës politike”/ Manastirliu u përgjigjet mjekëve të Spitalit Lezhë

7 Prill 2020, 17:54, Lifestyle CNA

Pas deklaratës së Spitalit Rajonal Lezhë, ku theksohej se mjekët nuk kanë kërkuar e as kërkojnë asnjë shpërblim që u takon kolegëve në linjën e parë të luftës, dhe se nuk bëhen pjesë e lojës politike, ka ardhur edhe reagimi nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu.

Manastirliu falenderon personelin mjekësor, ndërsa shprehet se pavarësisht spekulimeve, do të flasin vetëm me punë.

 ?Kam veç fjalë falënderimi për të gjithë personelin mjekësor dhe infermieror të Spitalit të Lezhës.

Ashtu sikurse dua të shpreh mirënjohje të thellë për ekipet tona shëndetësore në të gjithë vendin.

Gjithësekush prej tyre, është një shembull frymëzues i përkushtimit dhe profesionalizmit, në shërbim të qytetarëve, edhe në këto ditë të vështira.
Pavarësisht spekulimeve, ne do të flasim vetëm me PUNË! #Bashkë?, shkruan ministrja./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga