web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbërrin zyrtarisht pranvera/ Sinoptikania tregon sa do shkojnë temperaturat në fundjavë

6 Prill 2020, 09:56, Sociale CNA

Edhe pse zyrtarisht ndodhemi në stinën e pranverës, vendi jonë është përfshirë nga një mot i vranët dhe me shira të herë pas hershëm.

Por, sipas sinoptikanes Adiola Bani ditët me shi do të largohenpër t;I lënë vendin diellit dhe temperaturave të larta.

Sipas sinoptikanes, dita e mërkurë dhe enjte do të sjellin temperaturat më të larta në të gjithë vendin, duke shtuar se në fundjavë këto temperatura do të arrijnë deri në 27 gradë ceulsiu.
Në një lidhje me Skype për News 24, sinoptikania Bami deklaroi se kjo javë do të shënojë zyrtarisht mbërritjen e stinës së pranverës.

?Kemi pasur një përmirësim të kushteve atmosferike që nga fundjava, por dita e sotme do të ketë më shumë prezencë të motit të kthjellët dhe e gjithë kjo javë do vazhdojë kështu. Dita e mërkurë dhe e enjte do të sjellin temperatura më të larta në gjithë vendin. Fundjava do të sjellë rritje edhe më të ndjeshme, deri në 26-27 gradë. Mund të themi se ka ardhur zyrtarisht mbërritja e pranverës me rritjen e temperaturave?, tha sinoptikiania./CNA.al





Lajmet e fundit nga