web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shuarja e Gëzim Krujës/ Meta shpreh ngushëllimet: La pas një trashëgimi të vyer artistike

5 Prill 2020, 11:09, Kulturë CNA

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit shkodran të humorit, Gëzim Kruja.

Meta thotë se me talentin e spikatur, Kruja do të mbahet mend si një prej figurave më të dashura të artit shqiptar.

?Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh të skenës dhe humorit, Gëzim Kruja është një lajm trishtues.
Me talentin e spikatur, Gëzim Kruja do të mbahet mend si një prej figurave më të dashura të artit shqiptar, që falë personazheve karakteristike të interpretuara mjeshtërisht u duartrokit nga shumë breza, duke lënë pas një trashëgimi të vyer artistike. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kruja, të afërmve, të gjithë artdashësve dhe qytetarëve të mrekullueshëm të Shkodrës, për këtë humbje të pazëvendësueshme?, shkruan Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga