web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rëndohet bilanci i viktimave/ Ndërron jetë e infektuara me Covid-19 në Shkodër

5 Prill 2020, 06:30, Lifestyle CNA

Në orët e vona të mbrëmjes së shtunë u shënua viktima e parë nga koronavirusi në qytetin e Shkodrës.

Një grua e moshuar 80-vjecare, ndërroi jetë në Spitalin e Shkodrës, ndërsa vuante nga zemra, tensioni dhe diabeti. E moshuara u shtrua ditën e djeshme në Spitalin e Shkodrës por për shkak të gjendjes së rënduar nuk u transportua dot për në Tiranë, pasi gjatë gjithë kohës ishte mbajtur me oksigjen.

Në total numri i viktimave nga koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 20, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 333 raste./CNA.al





Lajmet e fundit nga