Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
“Besoj jemi brenda pritshmërisë por është akoma shpejt për të pretenduar fitoren”, kështu ka deklaruar koordinatori i Task Forcës për koronavirusin dhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, teksa ka folur për situatën aktuale.
Në një lidhje direkte me gazetarin Llazi Saro në RTSH Korça, Gjata tha se jemi në një periudhë tranzitore dhe se java e ardhshme do na tregojë kurbën e virusit.
“Besoj se java që vjen do të jetë mjaft e rëndësishme pasi do të na tregojë se deri ku ka arritur kurba e sëmundjes dhe gjithashtu edhe pse po bëjmë gati katër javë karantinë, qytetarët nuk duhet ta lëshojnë veten dhe të fillojnë të prishin rregullat pasi moszbatimi i tyre rezikon jashtëzakonisht jo vetëm ata që i shkelin rregullat dhe familjet e tyre por na riskon të gjithëve si popull dhe si vend”, u shpreh ai.
Rektori i Universitetit të Mjekësisë theksoi se masat e marra duhet të ishin më të shtrënguara, pasi e cilëson koronavirusin një sëmundje të pabesë.
“Kemi numra që nuk e kanë përmbysur sistemin shëndetsor por këto masa janë e vetmja rrugë që kemi. Nëse ne prishim këto rregulla rrezikojmë shumë.
Qytetarët duhet të dinë se kjo sëmundje nuk është si tërmeti që pasi bie e dimë çfarë dëmesh kemi dhe të nisim rregullimin. Këtë mjekët e huaj e krahasojnë me tsunamin që vjen vala e parë por nuk e dimë se çfarë force do të ketë vala e dytë. Ne jemi të përqëndruar për të shmangur përhapjen pasi në të kundërt nuk do të arrinin jo vetëm shtretërit e spitaleve të Tiranës por as ato të gjithë Shqipërisë dhe as të gjithë mjekët dhe infermierët e Shqipërisë siç ka ndodhur në Itali apo në SHBA.
Unë kam një mik të ngushtë aty që është me origjinë shqiptare siç është profesor Filip çaushin me të cilin flas natë për natë për të marrë informacionet e fundit në lidhje me skemat që përdoren. Më thotë se nuk kanë njerëz nuk kanë maska nuk kanë doreza. Flasim për SHBA-në. Këto masa që marrim janë masa që të shtojmë sigurinë e qytetarëve dhe për të shpëtuar sistemin shëndetësor”, nënvizoi ai.
Teksa u pyet për paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama se do të ketë masa lehtësuese, Gjata tha se nuk beson se do të ndodhë diçka e tillë.
“Nuk besoj se do të ketë lehtësim të masave me atë që kam parë sot në Tiranë.
Qytetarë të grumbulluar jashtë çdo rregulli. Janë një grup njerzish që rrezikojnë të gjithë vendin. është e pamundur të përballojmë këtë sëmundje nëse nuk respektojmë distancimin social. E kuptoj që është e vështirë sidomos për ne që jemi mesdhetarë.
Por është e detyrueshme ta bëjmë. Nuk ka mjekim tjetër. është një virus që që kurohet me vaksinë dhe vaksinë nuk ka, ose me mjekim specifik dhe mjekim të tillë nuk ka. Nuk njohim mjekim të certefikuar, prandaj e vetmja mundësi është distancimi”, u shpreh koordinatori i Task Forcës për koronavirusin.
Ai tha se klorokina dhe asnjë ilaç tjetër nuk duhet të përdoren pa mbikqyrjen e mjekut, pasi theksoi se është ilaç që jep shumë efekte anësore të rrezikshme.
Gjata bëri një falenderim për stafin mjekësor, i cili ka vënë jetën në rrezik për të shpëtuar jetë të tjera nga virusi i ri.
“Kjo situatë pati një të mirë të madhe pasi risolli besimin tek mjeku. Ishte një besim që ishte thyer ndër vite dhe shiheshin si armiq apo fajtorë të mungesave të sistemit shëndetsor shqiptar në këto vite. U desh kjo situatë që shqiptarët të kuptonin se çfarë përkushtimi ka jo vetëm mjeku por i gjithë personeli shëndetsor shqiptar.
Të gjithë janë të rrezikuar jo vetëm ata që janë në vijë të parë prandaj meritojnë respekt dhe mirënjohje. Në situatën që ndodhemi do iu bëja thirrje të gjithë mjekëve që të mernin masat maksimale për çdo vizitë që bëjnë, të trajtojnë çdo rast sikur janë të prekur nga COVID-19 ose sikur janë vetë ata të prekur për të qënë sa më të sigurt. Kjo thirrje normalisht vlen edhe për pacientët. E them këtë pasi gjëja më e çmuar që kemi në këtë moment është personeli mjekësor”, deklaroi ai.
Sipas tij, vaksina nuk do të jetë e gatshme për përdorim pa kaluar një vit e gjysëm nga dalja e COVID-19.
“Po jam i bindur që njerzit do të mësohen me një mënyrë tjetër jetese, duke ruajtur rregullat e higjenës. Besoj se kur të kalojë kjo epidemik që nuk dihet se sa do të zgjasë do të kemi një botë tjetër dhe një concept tjetër të jetës. Do të përjetohet ajo periudhë që ndahej para krishtit dhe pas krishtit dhe do të kemi periudhën para Koronavirusit dhe pas Koronavirusit. Higjena duhet të jetë primare dhe kjo është e domosdoshme kudo, edhe në shtëpi pasi mund të rrezikojmë pjestarët më të dashur të familjes”, nënvizoi rektori i Universitetit të Mjekësisë, ndërkohë që dha edhe një mesazh për qytetarët.
“Na ndihmoni, na ndihmoni, na ndihmoni. Respektoni distancimin social, respektoni rregullat e higjenës, duke bërë durim sepse është e vetmja mënyrë që mund të na mbështesë në këtë luftë. Me ndërgjegjësimin e të gjithëve do ia dalim mbanë, kjo nuk diskutohet. Tia dalim me sa më pak dhimbje. Kemi kaluar epidemi shumë më të rënda se kjo edhe kur kemi qënë fare të pazhvilluar. Por duhet të jemi të gjithë të ndërgjegjësuar”, tha Gjata./ CNA.al
Kardiologu Sabit Brokaj ka folur pasditen e sotme lidhur me ...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një kom...
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka folur për gjen...
Instituti gjerman “Robert Koch”, ka publikuar disa informaci...
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar lajmin se mjeku i njo...
Një tjetër mjek i njohur në vendin tonë është prekur nga kor...
Ditën e sotme në Shqipëri është regjistruar numri më i lartë...
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot se ka shkuar në 1...
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se numri i personave t...
Mjeku i njohur infeksionit Dhimitër Kraja duket se tashmë e ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Ndërsa virusi Corona vazhdon të përhapet me shpejtësi duke i...
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero thotë se koronavirusi ka ...
Prej më shumë se tre javësh vendi jonë po përballet me koron...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje online të Ko...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telekonferencë me kom...
Mjeku Infeksionist, Arjan Harxhi ka folur për situatën e shk...
Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo u ka bërë sërish th...
Disa ditë më parë Drejtori i urgjencës kombëtare Skënder Bra...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë një la...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...