web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha plas "bombën"/ "Një lagje në Has e prekur nga COVID-19, kanë humbur jetën 3 persona"

2 Prill 2020, 18:22, Politikë CNA

Një denoncim shumë të fortë ka bërë pak minuta më parë ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas Berishës, një lagje e tërë në Krum të Hasit është e infektuar me koronavirus dhe nga kjo lagje kanë ndërruar jetë tre persona.

Berisha pretendon se vetëm një nga këto tre persona është konfirmuar me COVId-19, pasi vetëm njëra erdhi në Tiranë.

“Në Has, në Krum janë një lagje e tërë me COVID. Kanë vdekur tre persona. Vetëm njëra që erdhi në Tiranë dhe pati mundësinë u shpallën me COVID. Të tjerët u varrosën dhe morën me vete COVID-19-ën pa regjistruar. Të tillë ka qoftë nëpër rrethe, por edhe në spitalet e rretheve, se për të qenë i prekur nga COVID duhet të jesh patjetër në Spitalin Infektiv”, nënvizoi ish-lideri i demokratëve në emisionin  “Mbrëmje në Abc”./ CNA.al





Lajmet e fundit nga