Video-Kryeministri kanadez leksion Ramës/ Është koha për vepra dhe jo fjalë zoti Kryeministër
Koronavirusi, i njohur tashmë si Covid-19, vijon të përhapet...
Presidenti Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë kryer teste për koronavirus tek një milion amerikanë. Presidenti e bëri deklaratën në një kohë kur në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet me shpejtësi dhe e ka kaluar shifrën 2800, me mbi 153 mijë të testuar pozitivë.
Ritmet e testimit janë shumë të rëndësishme për strategjinë e identifikimit, izolimit dhe kurimit të pacientëve me koronavirus në mënyrë që të vihet nën kontroll epidemia.
Presidenti deklaroi të dielën një zgjatje deri më 30 prill të afatit të masave kundër përhapjes së sëmundjes. Ekspertët shpresojnë se deri më 30 prill me shtimin e ritmit të testimeve, të mund të identifikojnë dhe izolojnë individë të infektuar dhe përmes masave të distancimit social të pengojnë transferimin e virusit tek persona të tjerë.
?Sot arritëm një moment historik në luftën tonë kundër koronavirusit. Më shumë se 1 milion amerikanë janë testuar, më shumë se çdo vend tjetër deri tani. Askush nuk mund të krahasohet,? tha presidenti në koferencën e përditshme për shtyp në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti foli për masat që po ndërmerr qeveria federale, duke mobilizuar institucionet federale, përfshirë edhe ushtrinë në mbështetje të shteteve të goditura më rëndë. Javën e kaluar presidenti kishte shprehur shpresën që të rihapë një pjesë të aktivitetit ekonomik deri në mes të prillit. Por në konferencën për shtyp të së hënës, presidenti tha se ?ekonomia është përparësia e tij numër dy? dhe se vëmendja e tij kryesore është siguria dhe jeta e amerikanëve, ndërkohë që specialistët parashikojnë 100 mijë dhe ndoshta më shumë të vdekur nga epidemia.
Sekretari amerikan i Shëndetësisë. Alex Azar foli gjithashtu me entuziazëm për ritmet e larta të testimit.
?Aktualisht po analizojmë mbi 100,000 mostra në ditë, një shifër që nuk e ka realizuar asnjë vend tjetër?.
Drejtori i Institutit të Sëmundjeve Infektive, Dr. Anthony Fauci tha se edhe nëse vihet nën kontroll epidemia në javët e ardhshme, është thuajse e garantuar një rikthim i infeksionit në vjeshtë.
Ndërkohë në shtetet e goditura më rëndë janë vënë në lëvizje një numër masash për të vënë nën kontroll situatën kritike. Anija spitalore Comfort e marinës amerikane lundroi për në portin e Nju Jorkut herët të hënën, duke sjellë shpresë dhe lehtësim në qytetin prej 8.6 milion, i cili është bërë epiqendra e pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.
Anija e bardhë e zbukuruar me kryqe të kuqë ka 1.000 shtretër dhe 12 salla operimi. Personeli i tij mjekësor do të kujdeset për pacientët jo me virus në përpjekje për të zhvendosur një pjesë të barrës nga spitalet e mbingarkuara të qytetit, të cilat janë të përqendruar në trajtimin e rasteve emergjente.
“Ndjenja e pranisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara këtu thjesht më dha shpresë se gjërat do të jenë në rregull,” u tha kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio gazetarëve në skelën ku u ankorua anija. “Kjo anije është kaq mbresëlënëse. Ajo është në portin tonë si një fener shprese. ”
Comfort lundroi nga Norfolk, Virxhinia, ku duhej t’i nënshtrohej disa proceseve të mirëmbajtjes para se të nisej për në Nju Jork. Porti i qytetit gjithashtu duhej të krijonte hapësirë për të lejuar që anija të ankohej. Zyrtarët thanë se anija pritet të fillojë të pranojë pacientë menjëherë./VOA
Koronavirusi, i njohur tashmë si Covid-19, vijon të përhapet...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një lidhje me...
Një tjetër paciente e infektuar me koronavirus ka ndërruar j...
Shumë qytetarë janë anskuar se nuk kanë mundur të marrin lej...
Dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali mor...
Analisti Fatos Lubonja një nga kritikët më të fortë të qever...
Historia e 84-vjeçares në Vlorë, e cila prej dy ditësh ushqe...
Presidenti Ilir Meta i ka kthyer mbrapsh Kuvendit Aktin Norm...
Edhe pse vendi është në një situatë emergjence për shkak të ...
Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka publikua...
Ish-deputeti Ervin Salianji ka publikuar një video dhe i ka ...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka kthyer sytë nga media,...
Presidenti Ilir Meta ka folur për dërgimin e mjekëve dhe inf...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar sëris...
Ish-ministri i Bujqësisë, njëkohësisht kryetar i PA-së Agron...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka treguar se çfarë e shqet...
Ditën e sotme ka ndërruar jetë ish-deputeti grek Manolis Gle...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median ita...
Sekretari për marrëdhëniet me jashtë në PD, Arben Kashahu, k...
Sot në një vëzhgim të thjeshtë të bërë nga CNA.al në Agjenci...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...