web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Me syze dhe kapele, Hajdari zbret në terren/ Vijon misionin për të ndihmuar familjet në nevojë

31 Mars 2020, 12:14, Sociale CNA

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari vijon misionin e saj për të ndihmuar familjet në zonën e Laprakës, të cilat kanë nevojë për ushqime në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi.

Që prej ditës së djeshme ajo ka filluar me shpërndarjen e ndihmave në 5 familje cdo ditë.

?E mbyllëm edhe sot me sukses ditën duke ndihmuar 5 familje në Laprakë dhe Kamëz. Shihemi nesër. Bashkë do ia dalim?, shkruan Hajdari në një postim në rrjetet sociale.

Ajo ka postuar disa foto gjatë rrugëtimit të saj drejt ktyer familjeve.
Me syze dhe kapele, se bashku me një vajzë tjetër në makinë ato kanë transportuar kutitë me ushqime nëpër familjet në nevojë./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga