web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-banori i 'Big Brother' infektohet me koronavirus/ Mesazhi prekës për miqtë e tij

27 Mars 2020, 16:32, Aktualitet CNA

Ish banori i ?Big Brother Albania 4?, Petrit Bylykbashi ka dalë pozitiv pas testit të COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shprehet se është i sigurtë që do ta kalojë këtë sfidë duke u kërkuar njerëzve të mos panikosen por të rrinë në shtëpi.

Gjithashtu u bëri thirrje gjithë miqve, kolegëve dhe shokëve që ka takuar gjatë kësaj periudhe që të marrin në telefon mjekët dhe të konsultohen me ta.

?Te dashtunit e mi,
Fatkeqësisht unë sot dola pozitiv në testin e koronavirus.
Me këtë postim, dua t?i lus krejt miqtë dhe mikeshat e mia, kolegë e bashkëpunetorë, të cilët i kam takuar eventualisht gjatë këtyre 2 javëve të fundit, e që mua mund të mos më kujtohen, të thërrasin numrin: 038 200 80 800 dhe t?i konsultoni mjeket për masat e metutjeshme.
Rrethi im i ngushtë tashmë është identifikuar dhe kontaktuar nga mjekët.
Miq, unë do ta kaloj këtë sfidë, për këtë tashmë jam i sigurtë, e ju mos u panikosni e po ju lus që të rrini nëpër shtëpi.
Ju dua shumë!?, shkruan Bylykbashi./CNA.al





Lajmet e fundit nga