web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbi 40 të shtruar në Spitalin Infektiv/ Pëllumb Pipero flet për gjendjen e pacientëve

23 Mars 2020, 11:01, Sociale CNA

Mjeku infeksionist, profesor Pëllumb Pipero ka deklaruar sot se te Spitali Infektiv janë mbi 40 pacientë të prekur nga Covid-19. Pipero tha se gjendja në Infektiv është dinamike, ndërsa shtoi se disa pacientë janë në gjendje të mirë dhe pritet të lënë spitalin.

Sa i takon 61-vjecarit që fillimisht u raportua i vdekur, Pipero tha se vdekja klinike zgjati shumë, por përpjekjet e mjekëve bënë të mundur rikthimin e tij në jetë.

“Situata në shërbimin e sëmundjeve infektive është shumë dinamike, sa i takon shtrimeve të rasteve të reja, ndjekjes në dinamikë të rasteve të shtruara në të në të gjitha pavionet. Kemi më shumë se 40 të shtruar në spital. Secili ka problematikën e tij në varësi të moshës dhe sëmundjeve kronike. Kemi raste që janë relativisht mirë dhe shpresojmë nga dita në ditë t’i nxjerrim, kemi raste të rënda, kemi dhe raste shumë të rënda sikundër janë pacientët e shtruar në repartin e terapisë intensive, midis të cilëve njëri nga rastet sot në mëngjes ka bërë vdekje klinike, vdekje që zgjati relativisht gjatë, por pa e humbur shpresën e mjekëve për ta kthyer atë në jetë, fatmirësisht u kthye në jetë, por vazhdon të jetë ende rëndë. Në këtë lloj dinamike të zhvillimit të pandemisë në vendin tonë, të rasteve të shtuara dhe të konfirmuara çdo ditë, i them qytetarëve të jenë të duruar, të qëndrojnë sa më gjatë në shtëpi dhe mjafton të telefonojnë 127”, tha Pipero./ CNA.al





Lajmet e fundit nga