web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

COVID -19/ Kryepeshkopi Anastas Janullatos apel qytetarëve shqiptarë: Ti bindemi udhëzimeve të Qeverisë

21 Mars 2020, 17:03, Sociale CNA

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos i ka bërë apel qytetarëve shqiptarë, të zbatojnë udhëzimet e qeverisë lidhur me masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Përmes një mesazhi audio të publikuar nga Radio Ngjallja, Kryepeshkopi Anastas falenderon gjithashtu mjekët dhe infermierët që janë nq linjën e parë të shërimit të sëmurëve.

?Është detyra jonë që të shmangim panikun, depresionin dhe dëshpërminin.

Nga ne kërkohet gjakftohtësi, kthjelltësi, vëmendje dhe bindje e shtuar ndaj udhëzimeve të qeverisë dhe të struukturave të shëndetësisë.

Duhet të falenderojmë përzemërsisht dhe ata që kujdesen për pastërtinë, rendin publik, informimin dhe mbi të gjitha mjekët dhe infermierët që janë në linjën e parë të luftës për shërimin e të sëmurëve?, thotë ndër të tjera kryepeshkopi Anastas Janullatos./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga