web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prek mushkëritë, veshkat dhe mëlçinë/ Pipero tregon si ndikon COVID-19 në organizëm

18 Mars 2020, 16:51, Sociale CNA

Mjeku infkesionist Pëllumb Pipero, sqaroi edhe njëherë qytetarët, pëe rrezikshmërinë e koronavisusit dhe si ndikon ai në organet e një personi të ifektuar.

I ftuar në rubrikën ?Opinion? Pipero tha se ky virus është i tmerrshëm, pasi prek së pari mushkëritë, duke i nxjerrë jashtë funksionit. Më pas, virusi prek veshkat, duke bërë që personat e të kenë nevojë për dializë, dhe më pas prek edhe mëlçinë.

?Ju lutem qytetarëve të mos bëjnë doktorin, të mos harrojnë numrin 127, të ushqehen shëndetshëm dhe të konsumojnë sasi të mjaftueshme uji, të dalin sa më pak nga shtëpia, duart t?i lajnë e dezinfektojnë sa më shumë.
Simptomat e virusit janë të ngjashme me gripin e zakonshëm, nuk e diferencon dot qytetari, edhe ne mjekët e kemi të vështirë. Diferencimin në kushte shtëpie e bën vështirësia në frymëmarrje.

Qytetari merr frymë, por nuk mbushet dot. Qytetarit i them që virusi në radhë të parë prek mushkëritë dhe i nxjerr jashtë funksionit. Prek veshkat, një pjesë e madhe e personave kanë nevojë për dializë. Ky virus prek mëlçinë. Pra, kalon në kolaps gjithë organet. Është një nga sëmundjet më të rënda. Unë me kolegët e mi rrallë kemi parë septus të shkaktuar nga një virus?, tha mjeku i njohur.





Lajmet e fundit nga