“Mos u mburr me urdhëra, por me përgjegjësi”/ Sherefedin Shehu leksion Ramës: Mbro biznesin, këshillat i japin mjekët
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu ndërsa ...
Ka disa ditë që kryeministri Rama, del ne transmetime individuale live dhe midis monologjeve të gjata, po përmend shpesh e më shpesh togfjalëshat “kjo është lufte” ose “jemi në luftë”.
Zoti Kryeminister pas kësaj ka detyrimin që të shpjegojë se çfarë kupton ai me togfjalëshat që perdor.
Ne kemi detyrimin t?i shpjegojmë çfarë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë kupton me fjalën “luftë”.
Fjala “luftë” nuk mund të përdoret si melhem për çdo plagë, sepse lufta hap e nuk shëron plagë.
Nuk jemi në lufte zoti Kryeministër!
Jemi në Mars!
Në një periudhë kur viruset lulëzojnë për shkak të kombinimit të disa faktorëve klimaterik që ushqejnë përhapjen e virozave.
Populli thotë: “Shkurti i shkurton, Marsi i mbledh”.
Ka qënë gjithmonë kështu.
Por asnjëherë për shkak të kësaj, nuk shpallet luftë për çdo Mars.
Dakord që ky nuk është Mars i zakonshëm! E me siguri që nuk është derisa gjithë Europa është mbyllur në shtëpi. Me parlamente të karantinuara dhe kryeministra në videocall.
Dakord, Rama nuk është i vetmi që po perdor fjalën “luftë” se ka dhe nja dy të tjerë që besojne se rriten duke i futur frikën popullit me kërcënimin për luftë.
Por ata janë të shkurtër edhe u falet!
Ky i joni që është i gjatë, pse do ti mbivendiset njerëzve duke i kujtuar që jemi në “luftë”?.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë zoti Kryeministër e ka të shpjeguar se kur dhe si shpallet gjendja e luftës.
Nuk i takon kryeministrit ta bëjë, andaj nuk mund t?i takojë kryeministrit të kërcënojë në emër të luftës.
Nëse pleqtë nuk po binden me kërcënimin se do vdesin nga virusi dhe vazhdojnë të besojnë se është Mars, nuk ua ndërron dot mendjen duke i kërcënuar me luftën e tij virtuale.
Dhe paralelisht me këtë i vë përdite të shikojnë fotot e gezueshme të stafit të gëzuar të QSUT.
Puna është që kur pleqve u flet për luftë, ajo që u shkon në mendje shpejt e shpejt është shprehja “lufta do burra”.
Nuk është si puna e asaj mamit që kërcënon bebin se po nuk fjeti do vijë lugati.
Lufta do burra zoti Kryeministër.
Do dhe shtet.
Ndaj mos i armatos shqiptarët me shprehje të tilla.
Nuk jemi në Luftë. Lufta është gjë tjetër që urojmë që mos e provojë askush.
E vetmja gjë që po testohet sot është sistemi shëndetësor i vendit. Dhe duke parë fyturat e gëzuara të stafit të QSUT dhe i krahasojmë me ato që shohim nga Ëhani apo Italia, duhet të besojmë që: ose në Shqipëri nuk ka pandemi, ose që sistemi jone deri tani është më i miri në botë. Deri tani të paktën.
Mos i bjer daulles së luftës se nga ajo luftë nuk fiton asnjë shqiptar. As Ti zoti kryeministër.
Jemi në Mars dhe kemi vërdallë një virus që nuk dihet ende nga ka dalë, ndaj po ta bëjmë hallall mbylljen në shtëpi.
Por boll me shpalljen e Luftës.
Lufta do burra zoti Rama! Dhe shpesh ata burra që kanë bërë luftën nuk kanë qënë të gjatë./ CNA.al
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngu...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi testimi i parë për paci...
Pas daljes së përgjigjes së analizës së parë të koronavirusi...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka ngulur këmbë që kryemini...
Kryeminitri Edi Rama nuk i ka kursyer aspak thumbimet për kr...
Kryeministri Edi Rama dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë...
Analiza e pacientit zero ka dalë negative pas mjekimit në Sp...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje kr...
Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me situatën në vendin ...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti i ka drejtuar n...
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer aspak kritikat për kr...
Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka shprehur v...
Edi Rama e ka thënë hapur se nuk do donte që të ishte kryemi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me infektimi...
Presidenti Ilir Meta ka folur për Task Forcën që ka ngritur ...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka publikuar një video me 8...
Presidenti Ilir Meta, kreu para ditësh testin e dyfishtë të ...
Presidenti Ilir Meta bën apel çdokush të jetë bashkëpunues d...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...