web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koronavirusi nuk kursen as kabinetin qeveritar/ Ministri i Kulturës rezulton pozitiv

9 Mars 2020, 19:40, Kosova & Bota CNA

Ministri francës i Kulturës, Frank Riester, ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

Lajmi kofirmohet nga mediat franceze të cilat citojnë burime zyrtare pranë ministrit.

“Ministri u testua pozitivisht sot” pasi manifestoi “simptoma”, tha kabineti, duke përmendur që Franck Riester kishte kaluar disa ditë javën e kaluar në Asamblenë Kombëtare, ku u konfirmuan disa raste.

Franck Riester nuk është zyrtari i parë i qeverisë në botë që infektohet nga koronavirusi.

Disa zyrtarë të lartë iranianë janë prekur gjithashtu, duke përfshirë Massoumeh Ebtékar, nënkryetare përgjegjëse për gratë dhe familjen, opo zv. ministrin e Shëndetësisë, Iradj Harirchi, shkruan prestigjozja franceze ?Le Point?.

Kujtojmë që Franca ka 1 209 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërkohë që 19 persona kanë humbur jetën. /CNA.al





Lajmet e fundit nga