LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drafti paraprak/ Zbulohet qëndrimi i Komisionit të Venecias për shkarkimin e Metës

6 Mars 2020, 19:08, Politikë CNA
Drafti paraprak/ Zbulohet qëndrimi i Komisionit të Venecias për

Është zbardhur një pjesë të raportit paraprak të Komisionit të Venecias lidhur me përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Në raport thuhet se nuk ka bazë për shkarkimin e presidentit lidhur me këtë çështje.

?Venecia? ka qëndrimin se Meta ka vepruar në përputhje me interpretimin e arsyeshëm të Kushtetutës dhe sipas germës dhe logjikës së saj.

Përplasja Presidencë- KED filloi kur kjo e fundit çoi nga dy lista Presidencën dhe Kuvendit për përzgjedhjen nga dy anëtarë për Gjykatën Kushtetuese. Presidenca zgjodhi vetëm një anëtar Besnik Muçin duke respektuar renditjen e përzgjedhjes, por Kuvendi zgjodhi dy brenda së njëjtës seancë Fiona Papajorgjin dhe Elsa Toskën.

Më pas Presidenca zgjodhi edhe Marsida Xhaferllarin duke nxjerrë ?jashtë loje? Arta Vorpsin për të cilën mazhoranca pretendonte se duhet të ishte e emëruar automatikisht.

Të dyja palët, shumica dhe Presidenca iu drejtuar për opinion Komisionit të Venecias.

Përplasjet mes palëve janë shtuar, aq sa meta ka kërcënuar se do ta shpërndajë parlamentin, ndërsa shumica ka nisur procedurat për shkarkimin e tij.

Mazhoranca votoi ligjin e organizimit të Gjykatës Kushtetuese, ku një gjyqtar në rast se nuk thirrej për betim nga Presidenti i Republikës atëherë mund ta bënte me shkrim betimin, ligj që u kthye për rishikim nga Presidenti pikërisht në manifestimin e 2 marsit në shesh.

Zyrtarisht dhe në detaje, Kuvendi dhe Presidenti Ilir Meta do të njihen në fundjavë me dokumentin e hartuar nga zyrtarët e Komisionit, të cilët pritet t?i japin zgjidhje debatit për Kushtetuesen mes Kreut të Shtetit dhe mazhorancës.

 

Lajmet e fundit nga