Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një bilanc një-mujor lidhur me vendimet që ka marrë ai dhe qeveria e tij që në momentin që ka marrë postin e kryeministrit.
Kurti rendit të gjitha vendimet e rëndësishme që janë marrë në këto 30 ditë.
Kryeministri Kurti bën me dije se ndër vendimet më të rëndësishme që u morrën janë: Ulja e pagave të zyrtarëve, ndarja e mjeteve financiare me vlerë 200 mijë për Shqipërinë pas tërmetit, ndarja e mjeteve financiare për parandalimin e situatave të mundshme emergjente për shkak të epidemisë, anulimi i disa tenderave pa miratim buxhetor, etj.
?Sot u bë një muaj prej se zyrtarisht mora detyrën si Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Qeveria jonë mori shumë vendime të mira e të rëndësishme. Ja disa prej tyre:
– U përgjysmuan pagat e kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave dhe stafit të tyre, por jo edhe pagat në sistemin e drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese.
– U shkarkuan shtatë koordinatorë nacionalë.
– U emërua Komiteti për Partneritet Publiko-Privat, në përbërje të të cilit janë pesë ministra.
– U aprovua Nisma e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për negocimin e ?Marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital? në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Finlandës, dhe gjithashtu me Mbretërinë e Holandës.
– U ndanë mjete financiare në shumë prej 29,809.10 euro për projektin e GIZ-it, fonde që janë dhënë prej tij për mbështetjen e refugjatëve nga Republika e Shqipërisë gjatë qëndrimit në parkun inovativ të Biznesit në Prizren, me rastin e tërmetit.
– U aprovua mbështetja financiare për shmangien e dëmeve nga fatkeqësia natyrore e stuhisë së fuqishme në komunën e Pejës dhe Istogut. Sipas raportit të komisionit, dëmet arrijnë shumën prej 433 mijë euro.
– U aprovua Rregullorja për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive.
– U shkarkua Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Qendrore ?Telekomi i Kosovës? Sh.A.
– Sekretarët e përgjithshëm nga ministritë e prekura, nga riorganizimi që zvogëloi numrin e ministrive, kaluan në listën tepricë sipas legjislacionit në fuqi për shërbimin civil.
– U shfuqizua vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për pagat e ish-ministrave e ish-zëvendësministrave pasi ata përfundojnë mandatin.
– U aprovua në parim Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës dhe u aprovua në parim Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.
– U aprovua kërkesa e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 200 mijë euro si mbështetje financiare për Republikën e Shqipërisë, me qëllimin e ndihmës në riparimin e dëmeve nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019.
– U aprovua propozimi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje në programin e BE-së ?Customs 2020? dhe në programin tjetër të BE-së ?Fiscalis 2020?.
– U shkarkua Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Qendrore ?Hekurudhat e Kosovës ? Infrakos? Sh.A.
– U shfuqizua Vendimi i Qeverisë i datës 11.09.2018, për aprovimin e koncept-dokumentit për ndryshimin e politikave fiskale dhe bujqësore për prodhimin e duhanit dhe cigareve në Kosovë.
– U ndanë mjete financiare në shumë prej 400 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë për parandalimin e situatave të mundshme emergjente për shkak të epidemisë.
– U aprovua propozimi i Ministrisë së Drejtësisë për themelimin e Grupit të Ekspertëve të pavarur që do të dizajnojë parimet udhëheqëse, skenarët dhe elementet e reformës së Vettingut në sistemin e drejtësisë, dhe që përbëhet nga 10 profesionistë kryesisht nga lëmia përkatëse, nën kryesimin e Qerim Qerimit, anëtar i Komisionit të Venedikut dhe profesor universitar, Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës.
– U shkarkuan drejtorët e Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore ?Trepça? Sh.A.
Qeveria jonë, përkatësisht ministrat, e saj po bëjnë punë të palodhur dhe të madhe. Disa prej vendimeve që kanë marrë ata janë:
– Shfuqizimi i vendimeve të emërimeve të 14 konsujve nëpër botë.
– Anulimi i tenderit 110 milionësh i autostradës Prishtinë-Gjilan i shpallur pa miratim buxhetor.
– Anulimi i ndërtimit të lagjes pranë liqenit të Badovcit.
– Ministria e Integrimit Evropian do të kursejë 330 mijë euro çdo vit pasi që është zhvendosur në objektin e Qeverisë së Kosovës dhe kështu nuk do të paguaj qira dhe shpenzime komunale.
– U nënshkrua marrëveshja me Bankën Botërore për të mbështetur Kosovën me një grant prej 2,785,000 dollarë, i cili u dedikohet komunave për zhvillimin e aftësive të rinisë.
– U anuluan tri vendime të ish ministres së Integrimit Evropian, duke kursyer kështu rreth 400 mijë euro.
Vazhdojmë…?, shkruan Kurti në një postim në rrjetet sociale.
Një tjetër bilanc është dhënë nga autoritetet italiane pak m...
Qeveria italiane po planifikon të marrë masa drastike, për s...
Autoritetet greke po vazhdojnë të ballafaqohen me mijëra mig...
Italia në luftë me virusin korona: dhjetra komuna janë izolu...
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, propozi të mar...
Ka shkuar në katër bilanci i viktimave në Francë, sipasojë e...
27 persona kanë humbur jetën si shkak i koronavirusit vetëm ...
Një tornado shkatërrues goditi qytetin Nashville në SHBA, ku...
Ministrat e financave nga Grupi i Shtatë ekonomive më të fuq...
Është ndarë sot nga jeta në moshën 64 vjeçare, profesori dhe...
Presidenti Thaçi dhe Presidenti Vuçiç, u takuan në Shtëpinë ...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar një seancë të j...
Ukraina ka konfirmuar rastin e saj të parë me koronavirus.Nj...
Sierra Leone tërheq njohjen e Kosovës si një shtet të pavaru...
Pas regjistrimit të disa rasteve të personave të prekur nga ...
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros ...
British Airways dhe Ryanair kanë anuluar qindra fluturime mi...
Radioja “Zëri i Amerikës” mëson se presidenti i Kosovës, Has...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar letër pres...
Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i është vendosur një ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...