web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Habit nxënësi në Fier: Na thanë që ishte një stërvitje, se si do reagonim në raste emergjente

4 Mars 2020, 11:27, Kronika CNA

Mbi 30 nxënës të gjimnazit ?Janaq Kilica? janë dërguar sot në spitalin e Fierit pasi kanë shfaqur probleme të frymëmarrjes.

Ndërkohë, pas ngjarjes së rëndë vijnë edhe dëshmitë e para të vetë nxënësve.

Njëri prej tyre, i pyetur nga gazetari i Neës 24, Ervis Kuçi shprehet se mes tyre ishte hapur lajmi për një alarm fals, për një stërvitje apo eksperimet që do të tregonte se si do të reagonin nxënësit.

?Ishim në pushim të gjatë, erdhëm në oborr kur sapo hymë në shkollë i pamë të tjerët që të dilnin të shqetësuar. Na thanë që është alarm fals, nuk na lanë të hyjmë brenda, na thanë që ishte një stërvitje se si do reagonim ne në raste emergjente. Nxënësit janë të traumatizuar si të shokuar. Kjo u hap nga nxënësit, edhe mësuesit ishin të shpërndarë për t?ju ardhur në ndihmë nxënësve me më shumë probleme?.

Ai tha ndër të tjera se nxënësit kishin probleme në frymëmarrje, marrje mendsh dhe debulesë të përgjithshme.

Kujtojmë se një javë më parë 6 nxënës të kësaj shkolle u helmuan në laboratorin e orës së Kimisë, për shkak të një reaksioni kimik.





Lajmet e fundit nga