web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I bie shufra e hekurit në kokë gjatë punës/ Humb jetën në Itali emigranti shqiptar

29 Shkurt 2020, 16:34, Kronika CNA

Një emigrant shqiptar, ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi u aksidentua në vendin e punës.

Viktima është Bashkim Toska nga Elbasani. 59-vjeçar u godit nga një shufër hekuri teksa punontë në një ndërtimi.

Aksidenti ka ndodhur në Limone Piemonte rreth tre ditë më parë, por pas tre ditësh në spital gjendja e tij shëndetësorë është përkeqësuar duke ndërruar sot jetë.

Shqiptari la pas gruan dhe dy fëmijë, ndërsa autoritetet po vijojnë me procedurat për sjelljen e trupit të tij në Shqipëri.

4 persona kanë humbur jetën në kushtet e këqija të punës në provincën e Cuneo, që nga fillimi i vitit./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga