web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllja e shkollës në Tiranë/ Manjani ashpërson tonet me qeverinë: Janë turpi vetë

26 Shkurt 2020, 09:02, Politikë CNA

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me heqjen e licencën të shkollës ?Udha e Shkronjave? teksa e quan harbutëri të qeverisë.

Manjani ngre pyetjen pse qeveria nuk lejontë tjerët të marrin masa kur vetë ajo thotë se ka marrë?

?Shkolla mori një vendim sovran, të ofrojë mësimin on line, për pak kohë, sa të kalojë periudha e rrezikut. Dhe rreziku është real, jo i supozuar. Vetë qeveria thotë se ka marrë masa, atëhere përse të tjerët nuk u lejokan të marrin masat e tyre?!!
Por më kë flet! Me të ç’akorduarit e të çakërdisurit që u bëjnë sytë xixa dhe mendja u prodhon vetëm armiq!!! Shohin ëndrra me panik dhe me makthe, ndaj dhe reagojnë dhunshëm kur janë zgjuar. Nuk u bën fajde as gjella e pasanikëve e as miliardat e eurove borxh.
Çfarë do mendojnë fëmijët e asaj shkolle, kur shohin që shteti jua dhunon vendin ku mësojnë?!?, shkruan Manjani.

Ish ministri nuk kursen tonet e ashpra teksa e quankëtë një turp.

?Turp! Por është pak për të paturpët, faqezinjtë e maskarenjtë! Nuk janë vëllezër e motra të Turpit, por turpi vetë?, përfundon ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga