web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Ishin kthyer në tmerrin e bizneseve/ Prangosen hajdutët e kasafortave në Tiranë

25 Shkurt 2020, 09:10, Kronika CNA

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Poliklinika”, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e vjedhjes së kasafortave në biznese.

Mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga 3 persona të dyshuar për një sërë vjedhjesh të kasafortave në biznese, në disa qarqe.

Uniformat blu bëjnë të ditur se është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 24 shkurt, ku u vodh një kasafortë me një shumë parash, në një poliklinikë.

Mbi bazën e provave të siguruara, u organizua, zhvillua dhe finalizua operacioni policor ?Poliklinika?, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale ?Vjedhja me pasoja të rënda?, kryer në bashkëpunim, i shtetasve: E. M., 33 vjeç, F. Sh. alias F. L., 37 vjeç dhe E. Ç. alias E. H., 38 vjeç, banues në Tiranë (F. L. dhe E. Ç., me precedent penal në fushën e vjedhjes dhe vjedhjes me armë)

Arrestimi i tyre u bë pasi, po sot rreth orës 04:05 të mëngjesit, në vendin e quajtur Rruga e Kavajës, në ambientet e Poliklinikës ?Zonja e Këshillit të Mirë?, Tiranë, në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë, kanë vjedhur një kasafortë në të cilin ndodhej vlera monetare rreth 13 milion lekë të vjetra

Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet si më poshtë

-Një automjet Mercedes Benz, me të cilin qarkullonin për të kryer vjedhjet, 1 DVR, një shumë parash, 1 kasafortë dhe 4 telefona celular

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen si autorë të vjedhjes së një klinike mjekësore në Rrugën e Dibrës, ngjarje e datës 20.01.2020, ku gjatë orëve të para të mëngjesit kanë vjedhur një shum parash./ CNA.al





Lajmet e fundit nga